Baku: Presim paraqitje më të mirë nga ekipet shqiptare në Europë. Formacioni i kombëtares të ndërtohet rreth Uzunit (VIDEO)

Baku: Presim paraqitje më të mirë nga ekipet shqiptare në Europë. Formacioni i kombëtares të ndërtohet rreth Uzunit (VIDEO)

Gazetari Ervin Baku duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se këtë vit pritet një paraqitje më e mirë e ekipeve shqiptare në kupat e Europës. Baku tha se Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Egnantia duhet të bëjnë përforcime për një paraqitje sa më dinjtoze. Ai tha se duhet t’i jepet fund dënimeve kolektive në stadiumet shqiptare, që tani janë të pajisura me kamera.

Ishte një sezon i gjatë, i vështirë, me shumë rivalitet, ku sidomos pjesën e dytë të sezonit u dominua nga Partizani dhe Tirana. Ishte një kampionat i luftuar deri në fund dhe nga ana tjetër Partizani është shpallur kampion. Tirana do të shkojë në Europë, do të shkojë në Europë edhe Vllaznia. Engantia patjetër është një rezultat historik për rrogozhinasit. Duhet përmirësuar shumë gara, sepse këtë vit në Europë ne presim një paraqitje shumë më të mirë nga vjet. Vjet ekipet tona u eliminuan që në raundin e parë të kupave të Europës. Mbetet për t’u parë edhe nga shorti. Partizani në Champions League, dhe Tirana, Vllaznia dhe Egnantia në kupat e Europës, duhet të bëjnë ndërhyrje, të përforcohen që të kenë një paraqitje sa më dinjtioze. Uroj që sezonin e ardhshëm stadiumet të jenë plot, sepse përjashto derbin, stadiumet kanë qenë bosh. T’i jepet fund dënimeve kolektive. Stadiumet tani janë me kamera dhe nëse hedhim një objekt të ndaluar në fushë nga ndalohet hyrja në stadium. Mos bëjmë si UFO, të ndjekim shembullin e më të mirëve si në Angli”.

Lidhur me finalen Tirana-Egnantia, Baku tha:

Tirana është me shumë lojtarë të pezulluar, Egnantia është aty me meritë të fortë dhe është një rezultat historik për të. Finalja është finalje, por kam përshtypjen që Egnantia është pak më e favorizuar. Uroj të jetë finale e bukur, me gola dhe të fitojë më i miri”.

Ai e konsideroi lajm të jashtëzakonshëm rikthimin e Skënderbeut në Superiore.

Lajm i jashtëzakonshëm i Skënderbeut, sepse na ka çuar në Europë para skuadrave të tjera. Rikthimi i tij është lajm i shkëlqyer dhe është aty në vendin ku meriton. Edhe rikthimi i Dinamos është nja lajm shumë i mirë. Vitin e ardhshëm do të kemi tre derbi. Ka ardhur koha që Abissnet Superiore të zgjerohet, të bëhet minimum me 12 ose idealja me 14 skuadra”.

Sa i takon kombëtares Baku tha se ekipi ynë është në formë dhe formacioni duhet të ndërtohet rreth Uzunit.

Kemi dy ndeshje ku duhet të bëjmë detyrën për 6 pikë. Kemi një kombëtareje shumë të fortë, me djem në formë, Uzuni është zjarr dhe formacioni i kombëtares duhet të ndërtohet rreth Myrto Uzunit. Kemi rikthimin e Bares, Hysajn që shënoi me Lacion, Gjimshitin, jemi në formë, urojmë që të fitojmë dhe të ecim përpara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy