
Disa shpërthime kanë ndodhur në Mykloaiv, një qytet në jug të Ukrainës, ku u dëgjuan sirena kundërajrore.
Katër milionë e gjysmë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të përsëritura të ushtrisë ruse në të gjithë territorin e pushtuar. Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në video-mesazhin e tij të natës.
“Fakti i thjeshtë që Rusia po i drejtohet terrorizmit energjetik tregon dobësinë e armikut tonë”, tha Zelensky, ‘ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës, kështu që ata përpiqen të thyejnë popullin tonë në këtë mënyrë.’
Ndërkohë, inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nuk kanë gjetur asnjë provë për "aktivitete bërthamore të padeklaruara" në tre termocentrale në Ukrainë.
Ukraina u ka kërkuar inspektorëve që të vizitojnë termocentralet e saj bërthamore për të mohuar pretendimet e Rusisë se Kievi synon të përdorë një "bombë të pistë".



