Xhinset e ngushta kanë qenë në modë për disa vite, por duket se tashmë koha e tyre ka perënduar.
Modelet e reja që kanë propozuar kompanitë e mëdha të veshjeve janë më të gjera, në tone dhe gjatësi të ndryshme.
Kryesisht me bel të lartë, ato u ngjajnë atyre që njihen si xhinset e mamasë, thënë ndryshe modelet e vjetra të xhinseve. Këto modele kanë zbritur në rrugë pavarësisht çmimeve të kripura që arrijnë deri në 800 paund.
ASOS ka shitur deri tani 12 mijë palë xhinse të modelit “Farleigh”, me çmim prej 35 paund.
Pikërisht këtë lëvizje në botën e modës ka ditur ta shfrytëzojë edhe një prej vajzave Kardashian.
Khloe Kardashian ka prezantuar linjën e saj “Good American”.



