Mbyllet për herë të dytë që nga fillimi i mobilizimit kundër projektit të reformës së pensioneve, Kulla Eiffel, duke lënë të zhgënjyer mijëra turistë që e vizitojnë atë çdo ditë.
Një pjesë e stafit mori pjesë në mobilizimin e përgjithshëm që nisi 13 ditë më parë grevën e gjithanshme të transportit.
Mbyllja e Kullës së Eiffel paraqet një goditje të re për qytetin e Parisit dhe sektorin e tij tregtar e turistik. Nëpër hotele janë anuluar rreth 30% të rezervimeve të bëra për festat e Krishtlindjeve dhe kryebashkiakja, Anne Hidalgo, ka kërkuar "dëmshpërblim" për tregtarët e goditur nga greva e gjithanshme e transportit.



