Twitter nxjerr rregulla të reja për postimet që nxisin gjuhën e urrejtjes

Twitter nxjerr rregulla të reja për postimet që nxisin gjuhën e urrejtjes

Ekipi i Sigurisë në Twitter ka nxjerrë rregulla të reja për postimet që përmbajnë fjalë të ndaluara ose fjalë që nxisin urrejtje.

Sipas ekipit, jo të gjitha tweet-et në të cilat ka terma në kundërshtim me politikat e vendosura do të censurohen, kjo do të varet nga konteksti. 

“Numërimi i tweet-eve që përmbajnë një fyerje specifike nuk është një mënyrë e saktë për të matur gjuhën e urrejtjes. Konteksti është i rëndësishëm. Fjalët fyese mund të përdoren në disa raste si p.sh. në  fraza të cituara dhe tekste këngësh”, thuhet në një postim në internet. 

Twitter Safety më pas specifikon se disa tweet-e, të cilat mund të bezdisin dikë, do të penalizohen nga algoritmet e kompanisë, në mënyrë që të mos përhapen si të tjerët.

Ne nuk do të përforcojmë tweet-et që përmbajnë fyerje ose gjuhë urrejtjeje dhe nuk do të postojmë reklama menjëherë para ose pas atyre postimeve.

Ekipi, duke iu përgjigjur edhe akuzave të atyre që pretendonin se pas blerjes së Musk, platforma ka rënë në një lloj anarkie, ndau një grafik mbi trendin e postimeve në kundërshtim me politikat e sjelljes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy