Dhëndri i Donald Trump dhe njëkohësisht ndihmësi i tij i besuar, Jared Kushner mund të kenë diskutuar krijimin e një kanali të komunikimit sekret midis ekipit të Trump dhe Kremlinit me ambasadorin e Rusisë, Sergei Kislyak, njofton “The Washington Post”, duke cituar zyrtarët amerikanë të informuar mbi raportet e inteligjencës amerikane.
Pretendimi vjen nga përgjimi i bisedave midis ambasadorit të Rusisë dhe Moskës. Kislyak njoftohet se i raportoi Moskës se Kushner i sugjeroi në dhjetor një takim në Kullën Trump – në të cilin gjithashtu mori pjesë ish-këshilltar i sigurimit kombëtar Michael Flynn ,-përdorimin e mjeteve diplomatike ruse në Shtetet e Bashkuara për komunikimet," raporton Post.
Ideja ishte që Flynn "të fliste drejtpërdrejt me një zyrtar të lartë ushtarak në Moskë për të diskutuar mbi Sirinë dhe çështje të tjera të sigurisë", raportoi The New York Times, duke cituar tre persona me njohuri mbi informacionin sekret.
Megjithatë, gazetari i Uashington Post, Adam Entous, tha se ka një shans që Rusia mund ta ketë ekzagjeruar qëllimisht atë që ndodhi në takim.
"Kislyak ka një reputacion të mirë në lidhje me saktësinë e raportimit të tij, sipas zyrtarëve me të cilët kam biseduar", tha Entous, një nga tre gazetarët që shkruan artikullin, në një itervistë për Pamela Broën të CNN të premten. ". Shpesh, kundërshtarët në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë rutinore, vënë informacion të rremë në komunikimet e tyre. Ndonjëherë ata e bëjnë këtë në mënyrë që të shohin nëse amerikanët janë në atë kanal".
Më parë këtë vit, në mars, CNN raportoi se Kushner kishte "takime dhe marrëdhënie" me Kislyak dhe me bankierin rus Sergej Gorkov. Ekipi i Trump po kërkonte mënyra për të krijuar një kanal të pasmë me Putinin, tha një burim për CNN.
Hetimi i FBI për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 po shqyrton rolet e shumta të Kushner në administratën Trump, njoftoi CNN .
Reuters, duke cituar shtatë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, gjithashtu njoftoi të premten se Kushner kishte kontakte më parë me ambasadorin e Rusisë, duke përfshirë dy thirrje telefonike midis prillit dhe nëntorit të vitit 2016.



