Akuzohet se abuzoi me vajzën e tij, 27-vjeçari në gjyq: E rraha me thupër, po më bezdiste

Akuzohet se abuzoi me vajzën e tij, 27-vjeçari në gjyq: E rraha me thupër, po më bezdiste

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 27-vjeçarin Rajmon Kunora, i cili akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon edhe akuza e abuzimit seksual me të mitur 6- vjeçare.

Prokuroria i ka ngritur akuzën për abuzim seksual 27-vjeçarit nga Kamza, por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akoma akt-ekspertimi mjeko-ligjor.

27-vjeçari ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që ti shkonte në shtëpi.

Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Gjithashtu ka deklaruar se vetë personalisht e ka dërguar vajzën në spital.

Prokuroria nuk ka sjell akt-ekspertimin pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve për ta nxjerr.

Teksa e mitura, e cila dyshohet se është abuzuar nga i ati ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar edhe ekspertim psikik, si ndaj nënës së 6-vjeçares, ashtu edhe ndaj babait 27-vjeçar.

Rajmond Kunora, do t’i nënshtrohet gjithashtu edhe analizave të gjakut, për të vërtetuar nëse ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Vetë e ëma ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj vajzës nga babai. Para hetuesve ka deklaruar se ai e rrihte të miturën me thupër dhe e kafshonte. Akte, që sipas saj, i bënte nga malli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy