
Grida Duma e ftuar në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ teksa ka komentuar situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit është shprehur se zgjidhja e vetme është dorëheqja e Lulzim Bashës.
Sipas Dumës, Basha huk mund të kryesojë më Partinë Demokratike, kjo pas rezultatit të marrë në 6 mars ku u renditëm si forcë e tretë. Ajo tha se Bashës i është dhënë shumë herë mundësia, por mesa duket nuk ka reflektuar.
Është një situatë që kërkon zgjidhje. I ka djegur të gjitha etapat Basha për të menduar apo sugjeruar çdo gjë që ka të bëjë me kreun e PD. Nuk mund ta kryesojë më PD sepse në 6 mars mori një rezultat i cili na përket të gjithëve për të mbajtur përgjegjësi dhe për të bërë ri ngritjen e PD duke mos e lënë forcë e tretë. Kam marrje frymë për një rezultat të tillë. Shansi i fundit nuk ka arsye më. Thash që mbështetja ime për Bashën ka marrë fund dhe do ti thoja në sy të gjitha gabimet problemet etj etj dhe nuk tolerohet më që të bëjmë të njëjtat gabime. Unë hyj tek pjesë e atij grupi që kemi pasur kritika të brendshme me Bashën, nuk ka pasur një reflektim serioz, ka pasur plot momente që kemi parë më shumë mungesë demokracie sjellje që tregojnë se parashikimet do na çonin tek ky rezultat dështimi sepse nuk u gjet një gjuhë e qartë dhe e sqaruese, një betejë e bërë nga Basha për çfarë ndodhi nga 9 shtatori deri tani.



