Pas 9 ditësh, gjenden të gjallë 12 djemtë e zhdukur në një shpellë në Tajlandë

Pas 9 ditësh, gjenden të gjallë 12 djemtë e zhdukur në një shpellë në Tajlandë

Të gjithë djem dhe trajneri i tyre i futbollit janë gjetur të gjallë pas nëntë ditësh kërkimi në shpellën e Tajlandës, tha guvernatori rajonal.

Skuadra e kërkim-shpëtimit i ka gjetur të gjallë, pasi rezultonin të zhdukur prej 9 ditësh.

Të gjithë janë të sigurt, konfirmoi Narongsak Osottanakorn, duke folur pas një operacioni kërkimi në shpellën “Tham Luang Nang Non”.

Ata u zbuluan nga forcat speciale detare, tha ai.

Djemtë, nga 11-16 vjeç, janë pjesë e të njëjtës skuadër futbolli, e së bashku me trajnerin e tyre kishin shkuar për të eksploruar shpellën e ndërlikuar ku janë bllokuar pasi janë zënë në befasi nga një vërshim i papritur uji.

Punonjësve vendas të emergjencës u kanë ardhur në ndihmë edhe dy ekspertë britanikë, të cilët mendojnë se kalimi nga tunelet e sipërme duket më premtues, pasi kalimet poshtë janë bllokuar nga ujërat e përmbytjeve.

Ekipet e shpëtimit kishin shpresuar se do të gjenin të sigurt në një dhomë të nëndheshme djemtë, ndërsa gjendja e tyre kaplonte vendin dita ditës duke shtuar më shumë kërkimet e zonës dhe mbështetjen e tyre.

Guvernatori tha se ata do të vazhdojnë të nxjerrin ujin nga shpella ndërsa dërgojnë mjekë dhe infermierë të zhyten në shpellë për të kontrolluar shëndetin e djemve dhe trajnerit të tyre.

BBC grafik

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy