Opozita dhe qeveria janë përplasur në distancë për raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku thuhet se korrupsioni dhe informaliteti kanë krijuar një klimë problematike biznesin. Për kreun e PD, Sali Berisha raporti pasqyron realitetin, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ai po deformohet qëllimisht nga opozita.



