Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e përjashtoi mundësinë e amnistisë së fundvitit. Në një prononcim për MCN TV, Manja tha se amnistia e të dënuarve është ende në fazën e vlerësimit, çka e bën të pamundur miratimin e saj nga Parlamenti brenda vitit 2022.
Jemi në fazën e vlerësimit. Do të kemi një amnisti, por për këtë vit, Parlamenti një ose dy seanca ka.



