Rehabilitim seksual i paguar nga qeveria/ Si i ndihmon Izraeli ushtarët e dëmtuar në luftë  

Rehabilitim seksual i paguar nga qeveria/ Si i ndihmon Izraeli ushtarët e dëmtuar në luftë  

Në Izrael, qeveria paguan femra të cilat luajnë rolin e partneres seksuale për ushtarët e dëmtuar në luftë. Në shumë vende të tjera terapia zëvendësuese e seksit - në kuadër të së cilës një person punësohet për të kryer funksionin e një partneri seksual të një pacienti - është i diskutueshëm, dhe nuk praktikohet gjerësisht. Megjithatë, qeveria izraelite ua ofron këtë shërbim ushtarëve që kanë nevojë për rehabilitim seksual.

Konkretisht, puna e një partneri/je seksual/e është t’u mësojnë ushtarëve si të kenë marrëdhënie intime dhe në fund të fundit, si të bëjnë seks. Klinika e terapistit Ronit Aloni në Tel Aviv e ofron këtë shërbim.

"Nuk duket si hotel - duket më shumë si një shtëpi, si një apartament", thotë Aloni. Ka një shtrat, një CD player, një dush - dhe veprat artistike erotike zbukurojnë muret. Terapia seksuale është, në shumë mënyra, terapi çifti dhe nëse dikush nuk ka një partner, atëherë nuk mund ta përfundoni procesin me një partner zëvendësues".

Megjithëse kritikët e krahasojnë këtë me prostitucionin, në Izrael është pranuar gjerësisht kjo mënyrë rehabilitimi. Shteti mbulon kostot e shërbimit që u duhet ushtarëve për të rifituar aftësinë për të bërë seks.

I tillë është rasti i z. A, siç dëshiron të identifikohet. Ai ishte një nga ushtarët e parë që Ministria e Mbrojtjes e Izraelit vendosi t’i paguante terapinë zëvendësuese seksuale pas një aksidenti që ndryshoi jetën gati 30 vjet më parë, kur ai ishte një rezervist i ushtrisë.

Një rënie nga lartësia e la atë të paralizuar nga beli poshtë dhe të paaftë për të bërë seks në mënyrat që ai kishte bërë më parë.

Z. A ishte i martuar me fëmijë, por gruaja e tij nuk ndihej mirë të fliste për seksin me mjekët dhe terapistët, kështu që ajo e inkurajoi atë që të kërkonte ndihmë nga dr.Aloni.

Z. A thotë se është e drejtë që shteti të paguajë për seancat e tij javore, ashtu si bëri për pjesët e tjera të rehabilitimit të tij. Sot kostoja e një programi tre-mujor të trajtimit është 5 400 dollarë. / Marrë me shkurtime nga BBC /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy