Një e katërta e shpërthimeve të reja janë të lidhura me vendet e punës, Franca urdhëron përdorimin e maskës në zyrë

Një e katërta e shpërthimeve të reja janë të lidhura me vendet e punës, Franca urdhëron përdorimin e maskës në zyrë

Në Francë rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm gjatë javës së fundit. Kjo ka shtyrë autoritetet që të marrin vendimin që nga muaji shtator në ccdo ambient pune ku ka më shumë se një punonjës përdorimi i maskës do të jetë detyrim.

Rregulli i ri ka të ngjarë të zbatohet në të gjitha hapësirat e përbashkëta në zyra dhe fabrika, ku ka më shumë se një punonjës jo në zyra individuale.

Maska tashmë është e detyrueshme në vendet publike. Numri mesatar i infeksioneve të reja të regjistruara në shtatë ditë është shumë mbi 2 mijë, dyfishi i asaj që ishte në fillim të muajit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gati një e katërta e shpërthimeve të reja janë të lidhura me vendet e punës.

Kulmi është arritur që kur qeveria inkurajoi vendin të kthehej në punë për të rikthyer ekonominë në rrugën e duhur. Franca kishte vendosur një nga bllokadat më të ashpra të Evropës në Mars, duke e hequr gradualisht atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy