Franca rikthen shërbimin e detyruar ushtarak

Franca rikthen shërbimin e detyruar ushtarak

Rikthehet në Francë shërbimi i detyruar ushtarak. Ka qenë vetë presidenti Emanuel Macron që konfirmoi lajmin gjatë një takimi me gazetarët. “ Shërbimi do të jetë kombëtar, i detyrueshem dhe universal”-është shprehur Macron, i cili hedh poshtë deklaratën e ministers së Mbrojtjes Florence Parly se shërbimi ushtarak, i anuluar në vitin 1997,  nuk do të ishte i detyrueshëm. Mediat raportojnë për një përiudhë prej 3 deri në 6 muaj të shërbimit ushtarak dhe ndarje të kohës mes shërbimit ushtarak dhe shërbimit civil. Por sipas tyre, rikthimi i tij mund të mos realizohet për shkak të kostos së lartë financiare për shtetin. Ndërkohë që presidenti Emanuel Macron tha se pret amendamentet e ligjit dhe propozimet në parlament, për ta miratuar sa më shpejt dhe nisjen e zbatimit në një kohë të shkurtër. Brenda verës pritet që të publikohen edhe detajet e refomës, e cila parashikon që shërbimi ushtarak të përfshijë edhe vajzat, duke përllogaritur një numër prej 700 mijë të rinjsh që mund të rekrutrohen cdo vit. Në udhëzimin e tij, presidenti francez ka theksuar se shërbimi ushtarak do të shërbejë për forcuar ndjenjën e patriotizmit, disiplinës dhe respektimit të rregullave të shoqërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy