Duro: Largimi i forcave të reja sjell pasoja për ekonominë shqiptare! Po vuajmë borxhin që po krijohet ndaj skemës së pensioneve

Duro: Largimi i forcave të reja sjell pasoja për ekonominë shqiptare! Po vuajmë borxhin që po krijohet ndaj skemës së pensioneve

Eksperti i Ekonomisë Enton Duro i ftuar në emisionin “MCN Economy” tha se një nga arsyet e largimit të shqiptarëve nga vendi është rritja e vogël ekonomike. Duro tha se largimi i forcave të reja sjell pasoja në ekonominë shqiptare.

Kam jetuar nga 1996-2003 në Evropë, jam rikthyer, kam zhvilluar aktivitetin time ekonomik dhe familjar. Shembuj të tillë gjejnë gjithnjë e më pak në Shqipëri. Unë besoj se një nga arsyet është dhe rritja ekonomike. Në 10 vjecarin e fundit ishte 2.7 përqind rritja ekonomike. Unë besoj se nuk është arsyeja e vetme. Jemi në një ekonomi të hapur, në një vend që ka hapur kufijtë, të studiosh jashtë është e mirëpritur të gjithë duhet të kemi eksperiencë por po kthehet në largim të qëndrueshëm. Largimi i forcave të reja sjell pasoja për ekonominë shqiptare.

Shteti ka investuar e ndërkohë tani e shfrytëzon bota e zhvilluar. Politikat që bëhën nga vendet e  zhvilluara nuk i ndalojmë dot, por mund të merren masa për të mbajtur të rinjtë. Politikat e derimë tanishme slkanë qenë të qendrueshme. Arsimi në Shqipëri ka çeduar shpesh herë. Duhët të jemi të fokusuar te tregu i punës.

Më tej, Duro tha se 70% e sektorëve figuron me nivel më të ulët të pagës se paga mesatare që kemi. Eksperti shtoi se ekonomia shqiptare vijon të ketë nivel të ulët produktiviteti.

Nuk kemi arritur që këto në 9-10 vjet të bëjmë ndryshime teknologjikë që bëjnë rritje të produktivitetit. Rreth 70% e sektorëvë figuron me nivel më të ulët të pagës se pagës mesatare që kemi. Ekonomia shqiptare vijon te ketë nivel të ulët produktiviteti.

Enton Duro tha gjithashtu se Shqipëria po vuan borxhin që po krijohet ndaj skemës së pensioneve. Më tej eksperti tha ardhja e emigrantëve nga vendet e botës së tretë mudn të krijojë konflikte sociale apo ekziston rreziku që ata ta përdorin Shqipërinë si vend tranzit.

Për të cuar para ekonominë duhen forca pune e ato nuk gjendet në Shqipëri. Në sherbime vuajnë për fuqi punëtore. Ka 20 mijë vende punë në sektorin e fasonerisë, edhe si rezultat i pagave të ulta. Kemi një fenomen përsa i përket lëvizjave migratore. Po vuajmë borxhin që po krijohet ndaj skemës së pensioneve. Kemi ulje të numrit të kontribuesve dhe rritje të numrit të përfituesve. Nëse orientojmë politikat drejt përthithjes së punës, besoj se duhet të jemi të kujdesshëm. Politikat e emigrimit kanë filluar. Individë që vijnë nga vende të caktuara rrinë në një periudhë të caktuara për të shkuar pastaj në vendet e zhvilluara.

Ose të shtohen numri i lindjeve por është politikë afatgjatë. Është e vështirë për të rikthyer ata emigrantë që jan vendosur në mënyrë të qëndrueshme. Mundësia e tretë është migrimi nga vendet e treta. Por ekziston rreziku i konflikteve sociale.

Duro tha se sistemi arsimor në Shqipëri është paragjykuar dhe theksoi se nëse tregu i punës nuk është konkurrues është e  kotë të flasim për arsimin.

Është paragjykuar sistemi arsimor në Shqipëri, ka pasur dhe ai efektet negative. Nëse tregu i punës nuk është konkurrues është e kotë të flasim për arsimin, është lidhje zinxhir. Politikat nepotike kanë sjellë dhe demotivimin e të rinjve. Rreziku për krizën demografike është thelluar shumë nga 2017 erdhi më e forta. Shqipëria për të frenuar krijoi bonusin e bebeve, por nuk është politikë që përmirëson lindjet.

Të pretendosh që të bësh një fëmijj se do marrë 1 milionë lekë nuk duhet ta pranojmë këtë mendim për familjen shqiptare. Shpenzohen 3.3 miliardë lekë. Sa e vështirë do të jetë frenimi i kësaj politike, që ne nuk do të japim më bonusin e bebeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy