Franca me kryeministër të ri/ Burimi: Barnier, emri më i mirë në situatën më të keqe të mundshme. Vendi hyn në një eksperiment

Franca me kryeministër të ri/ Burimi: Barnier, emri më i mirë në situatën më të keqe të mundshme. Vendi hyn në një eksperiment

73-vjeçari Mishel Barnie është kryeministri i ri francez. Diplomati ka pëlqimin e qendrës së majtë, asaj të djathtë dhe populistëve të Lë Penit.

Analisti Genc Burimi, në një komunikim për ‘MCN lajme’ me gjithë faktin se ekstremi i majtë në Francë thotë se me këtë kandidaturë, presidenti Makron “vodhi zgjedhjet” e francezëve duke u përulur tek Lë Peni, thotë se Barnie është përzgjedhja më e mirë e mundshme në situiatën në të cilën ndodhen.

Sipas tij, me këtë Franca hyn në një eksperiment të panjohur deri më sot.

Është emri më i mirë në situatën më të keqe të mundshme. Nuk i dha ky emër fund ngërçit politik sepse mund të bjerë pas disa javësh.

Franca hyn sot në një eksperiment që nuk e kemi njohur asnjëherë. 

Italia është shumë e imunizuar, ajo e kishte traditë që ti binin qeveritë çdo muaj, kurse Franca nuk e kishte njohur kurrë këtë, ajo ka një plus që e ruante nga kjo gjë, që i jepte një shumicë stabël dhe me Macronin ndodhi për herë të parë që me presidencën nuk kishte më një shumicë absolute me të, gjë që shpërndau parlamentin dhe bëri një gabim shumë të madh që po e paguan sot.

Ai e shpërndau parlamentin që ti shpëtonte shuplakës që mori nga ekstremi i djathtë në zgjedhjet evropiane dhe sot ‘king maker’ i politikës së Francës është ekstremi i djathtë/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy