
Tjetërsimi i pronave të ushtrisë dhe shkeljet e konstatuara me vendim gjykate, ishte tema e diskutimit sot në “MCN economy”.
Së fundmi, shembulli më i freskët është sekuestro e vënë nga SPAK mbi pronën ndihmuese të Limionit në Sarandë.
Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku, teksa numëroi 3 vend dislokimet e bazave detare të dhënë privatit, tha se praktika e faljes së zonave më të lakmuara të vendit është bërë traditë prej kohësh.
Ky është një fakti i rëndë, por nuk është i vetmi. Praktika e faljeve në zonat më të lakmuara të vendit është një praktikë e ndjekur prej kohësh.
Nuk kanë të qenë të pasuksesshëm, sepse nuk ëhstë porblemi vetëm të baza e Linionit në Sarandë, kemi tre shembuj deri tani që praktikisht janë mare falas, kanë kaluar nga shteti në privat, siç është baza e ushtrisë në Shëngjin, në Porto Romano dhe kjo e Linjonit në Sarandë. Kemi një sulm të përqendruan ndaj kapjes edhe të këtyre pronave me rëndësi kombëtar që nuk kanë thjesht vetëm anën ekonomike brenda.
Po kalojmë te ajo që është më e rëndësishmja, siguria kombëtare.
Nëse arsyetohet se këto prekin operacionalitetin e forcave ushtarake, ato nuk janë për teatër, janë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Buxhuku thotë se përsa më lart, tanimë futet edhe elementi i sigurisë kombëtare.
Aq më shumë që është elementi tjetër shumë i rëndësishëm, përveç faktit të sigurisë kombëtare të vendit dhe dënimit ekonomik nga mos zhvillimi i procedurave të hapur dhe publike edhe sikur këto të ishit ë liruara, kemi edhe detyrime ndaj NATO-s, jemi vend anëtar i NATO-s. Pra, të shikojmë edhe më gjerë sesa siguria kombëtare e shtetit shqiptar.
Këto kalohen dy barriera të mëdha. Së pari lidhen me sigurinë kombëtare të shtetit shqiptare, se dyti për angazhimin që kemi për NATO-n, dhe pasi këto të jenë shteruar e të jenë marrë të mirëqena që po nuk na duhet më ajo pronë, ne kalojmë te e treta, që është dhënia gratis, pa proceduar publike falas, të ketë gare , kalohet te subjektet private. Dhe siç duket kjo e treta, interesi i operatorëve privat që të marrin prona pa garë, pa konkurrencë, siç duket ka qenë i tillë që i ka mposhtur ato barriera që në kushtet minimale te vendeve sovrane, janë pothuajse të pakalueshme.
Buxhuku insiston te fakti se nuk mund të kalohet për përfitime ekonomike një pronë që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare.
Nuk mundesh të kalosh për përfitime ekonomike një pronë që lidhet me sigurinë kombëtare. Së dyti, nuk dihet a është marrë aprovimi ajo po i NATO-s, dhe pastaj ndodh e teta që këtë pronë ti e jep falas një operatori të caktuar.
Kemi të bëjmë me një çështje që për tejkalon thjesht përfitimin ekonomik. Kemi të bëjmë me çështjen se a është shteti shqiptar i aftë apo këtu çdo gjë mund të behët pa dysheme, pa tavan.
Dhe kjo është e rendë, prandaj them se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i Apelit, prokurorisë, tregon se mund të ketë seriozitet.



