Ministri i Jashtëm holandez: Zbatimi i vetingut, i domosdoshëm për anëtarësimin në BE

Ministri i Jashtëm holandez: Zbatimi i vetingut, i domosdoshëm për anëtarësimin në BE

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Bert Koenders, thekson se zbatimi i reformës në drejtësi është i domosdoshëm për perpsektivën e anëtarësimit të vendit në BE.  Gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, Koenders tha se Holanda mbështet qeverinë për vënien në zbatim të vetingut.

“Ne mezi presim që të shikojmë që të vijohet më tej. Holanda mbështet perspektivën e anëtarësimit në BE. Mbështetje të posaçme për reformën në drejtësi. Ka ardhur koha që ndryshimet e miratuara në ligj të nisin nga zbatimi. Mendoj se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, të ketë dialog politik dhe të bëhet progres në procesin e vetingut, mbështesim qeverinë për këtë”, tha ai.  

Kreu i diplomacisë holandeze theksoi se dy vendet do ta thellojnë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët si turizmi.

“Vizita ime e parë ka qenë në vitin 1991 dhe jam i lumtur që jam sërish këtu. Jam shumë i kënaqur nga marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve tona. Ne jemi investitori i dytë më i rëndësishëm në Shqipëri. Në fushën bujqësore kemi kontribuuar. Ne e gjejmë veten në fusha si turizmi. Duke filluar nga muaji që vjen do të ketë një kompani që do të kryejë fluturime direkt nga Amsterdami”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy