Lidhja intime mes të rinjve prodhoi tragjedi/ Pamjet filmuan vrasjen, përleshje me thikë dhe hanxhar

Lidhja intime mes të rinjve prodhoi tragjedi/ Pamjet filmuan vrasjen, përleshje me thikë dhe hanxhar

Raporti i dashurisë dhe xhelozia se kujt i takonte “Fiona” rezulton nga hetimet paraprake të policisë së shtetit dhe prokurorisë si shkaku i ngjarjes tragjike e cila mëngjesin e 18 Prillit, natës së Kadrit i mori jetën të riut Stivi Toshkësit.

Këta janë tre të rinjtë, Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze të arrestuar për krimin e rëndë dhe viktima Stivi Toshkësi me profesion montazhier pranë një media kombëtare në vend.

FactCheck ka mundur të sigurojë pamjet e përleshjes së katër të rinjtë mes tyre viktimës Toshkësit, shokut të tij Joni Ndrinos dhe autorit të krimit Axel Hoxhaj dhe bashkëpunëtorit të tij Ensi Maze.

Këto janë pamjet kur automjeti A Claas drejtuar nga Toshkësi kalon në rrugë dhe para tyre ndodhet Hoxhaj dhe Manze.

Në një moment Hoxhaj kthen kokën pas dhe vëren automjetin e viktimës, lëviz me dorën e majtë çadrën dhe afrohet tek dera e pasagjeri. Sapo kupton që Stivi është në timon ai del menjëherë nga ana e shoferit me dorën e djathtë nxjerr thikën e më pas rezulton se godet për vdekje Toshkësin.

Ensi Maze për disa sekonda mban të bllokuar shokun e Stivit, shtetasin J.N deri sa ky i fundit hap derën me forcë dhe nis ta godas.

Dëmtimet e pësuara nga goditja me thikë në pak minuta i marrin jetën të riut i cili edhe pak muaj më parë ishte dhunuar dhe goditur po me thikë nga A.M shoku i klasës së dy autorëve tashmë të arrestuar.

Pas krimit, autorët ja fusin vrapit!

Pas kësaj përleshje me pasojë një viktimë, dy të rinjtë Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze largohen me vrap ndërsa shoku i viktimës Joni Ndrino mundohet ti vij në ndihmë Stivenit aty ky mbërrijnë dhe familjarët e të ndjerit.

Hoxhaj largohet me vrap për tu arrestuar vetëm pas 24 orëve dhe me negociatat që policia e shtetit bëri me familjarët e tij. Ndërsa Maze i cili për afro 120 minuta u largua nga vendi i krimit u arrestua pasi përfundoi një xhiro nga kodrat e liqenit artificial dhe njoftoi babain për krimin e kryer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy