Prishtina “kopjon” projektin e sheshit “Skënderbej” në Tiranë (VIDEO)

Prishtina “kopjon” projektin e sheshit “Skënderbej” në Tiranë (VIDEO)

Projekti i kryebashkiakut Erjon Veliaj, për kthimin e sheshit Skënderbej në pedonale duke se është bërë objekt frymëzimi edhe për Komunën e Prishtinës. Mësohet se një nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës nga hotel Grandi deri te Katedralja do të kthehet në një pedonale, njësoj si në Tiranë. Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se brenda asaj hapësire të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

 “Ajo pjesë së shpejti do të shndërrohet në shesh. Në kuadër të këtij projekti është edhe vetëdijesimi i qytetarëve lidhur me këtë çështje. Për këtë arsye është mbyllur sot nga ora 06:00 deri në ora 24:00. Plani është që kjo të përsëritet disa herë, edhe në fundjava të tjera, dhe brenda asaj hapësire të zhvillohen aktivitete të ndryshme”, tha Tahiri.

Vendimi për mbylljen e disa rrugëve të Prishtinës për qarkullim të automjeteve është bërë kohë më parë dhe kjo parashikon realizimin e projektit të parkut që do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik dhe parkingut nëntokësor në po atë hapësirë. Ky projekt aktualisht është ndërtuar edhe në Shqipëri pasi sheshi “Skënderbej” bllokoi qarkullimin e automjeteve dhe tashmë përdoret për aktivitete të ndryshme, si dhe për parkingun nëntokësor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy