Hisen Berisha, eksperti i çështjeve të sigurisë ndërkombëtare, tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se ka nevojë për reflektim te të gjithë liderët e partive opozitare në Kosovë, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.
Ai thekson se z.Hoti ka të drejtë të jetë kritik ndaj Abdixhikut, pasi është një person konsensual.
Sa i takon PDK-së, Hoti thotë se kjo parti ruan një stabilitet të brendshëm por shton se sërish ka nevojë për kritika, pasi ishte më e lehtë të fitoheshin zgjedhjet, se sa të humbeshin.
“Mendoj që të gjithë liderët partiak duhet të reflektojnë, me theks liderët e partive opozitare, pasi del parti e parë VV-ja. Mendoj se z.Hoti ka më së shumti të drejtë të jetë kritik dhe mendoj që është personi më konsensual sa i përket procesit politik. Sa i përket PDK-së, është një parti që ruan një stabilitet të brendshëm. Kur ka hyrë në garë ka hyrë me një strukturë të përqendruar dhe të mbështetur.
Në si këshill drejtues i kemi dhënë mandatin kryetarit të partisë, që ka rezultuar me një rritje vote, por prapë s’është parti e parë, dhe mendoj se edhe këtu ka nevojë për një reflektim, pasi ka qenë më e lehtë të fitojë PDK-ja, se sa ta humbë garën, për shkak të qeverisjes pa rezultate të z.Kurti dhe për shkak të një kandidati ynë për kryeministër është një personalitet i pakontestueshëm në Kosovë. Ka zëra kritikë për momentin, por mendoj se është ende herët, deri sa të futemi në këshillin drejtues dhe do t’i bëjmë një analizë pas veprimi, dhe të bëjmë një riprogramim dhe riplanifikim të suksesit në të ardhmen”.
I pyetur mbi faktin që Gjykata e Hagës nuk i dha leje Hashim Thaçit që të jetë i pranishëm në varrimin e të atit, Berisha thotë:
“Është çështje e vlerësimit të brendshëm të Dhomave të Specializuara, që bëjnë vlerësimit të sigurisë. Pjesëmarrja është tejet masive, dhe mase e kanë vlerësuar si situatë… Interpretimet tona s’e ndryshojnë situatën. Fat i madh që e pa para se të ndahej nga jeta”.
I pyetur mbi skenarët e qeverisë së re të Kosovës, ai thotë:
"Kushtetuta e Kosovës e ka të qartë kujt i jepet mandati dhe kujt jo. Rastin e ka partia e parë fituese, ajo do krijojë ekipin qeverisës që do kërkojë ta kalojë në Kuvend. Në rastin e tretë e kanë partitë e opozitës, varet kush i krijon numrat".
Duke u ndalur te protestat në Serbi dhe fati i Presidentit Vuçiç, Berisha shprehet:
“Kurdo që ta mbarojë mandatin Vuçiçi do dënohet për krime lufte. Strategjia e Vuçiçit për t’i tërhequr protestat në Beograd, është për t’u shpëtuar zërave që e shohin Vojvodinën në një autonomi të avancuar. Serbia do ta ketë fundin në keqtrajtimin e komuniteteve jo serbe”.



