
Në mars të vitit të kaluar shumica e popullsisë në diskutimet mbi origjinën e Covid e konsideronin daljen e virusit nga laboratori një marrëzi pseudoshkencore pothuajse në të njëjtin nivel me UFO-t dhe përbindëshin e Liqenit Ness.
Shumë besonin se “nëna natyrë” ishte inxhinierja gjenetike më e mirë për Covid, por sot gjërat kanë ndryshuar. Edhe Dr Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit amerikan, tani thotë se ‘nuk është i bindur’ që virusi u shfaq natyrshëm.
Në një letër në revistën Science nga 18 virologë të vjetër dhe ekspertë të tjerë përfshirë një bashkëpunëtor të ngushtë të laboratorit Wuhan në qendër të debatit, Ralph Baric kërkoi që një hipotezë e tillë të merrej seriozisht. Papritmas, gjithashtu, gazetarët janë zgjuar dhe kanë filluar të shkruajnë artikuj duke pranuar se mund të kenë qenë të nxituar në hedhjen poshtë të një rrjedhje laboratorike si një teori komploti Trumpiane vitin e kaluar. CNN raportoi këtë javë se administrata e Biden mbylli hetimet e Departamentit të Shtetit për këtë.
Pika e kthesës, për ironi të fatit, ishte konferenca për shtyp në 9 Shkurt në Wuhan ku një ekip shkencëtarësh perëndimorë që përfaqësonin Organizatën Botërore të Shëndetësisë u ul butë përmes një seance propagandistike tre-orëshe në fund të një turneu studimor 12-ditor. Të monitoruar në mënyrë rigoroze, shkencëtarët perëndimorë (të aprovuar nga qeveria kineze) kishin dëgjuar kryesisht prezantime nga kolegët e tyre kinezë gjatë vizitës së tyre dhe nuk kishin bërë asnjë hulumtim vetë. Megjithatë rezultati iu prezantua botës sikur të ishte përfundimi i OBSH-së.
Në konferencë u tha se teoria e rrjedhjeve së virusit nga laboratorit ishte ‘jashtëzakonisht e pamundur’ dhe nuk do të hetohej më tej.
Në të kundërt, teoria e favorizuar nga qeveria kineze që virusi arriti në Wuhan nga mishi i ngrirë u tha të ishte e besueshme, pavarësisht nga një mungesë totale e provash.
Aq e zgjuar ishte kjo shfaqje e vogël në skenë sa që edhe drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, u desh të tërhiqej disa ditë më vonë duke deklaruar: 'Të gjitha hipotezat mbeten të hapura dhe kërkojnë studime të mëtejshme.’
Ndërsa Peter Ben Embarek, i cili drejtoi ekipin studimor, tha : ‘Unë nuk mendoj se konferenca për shtyp ishte një fitore për Kinën.’ Qeveritë e Britanisë, Amerikës dhe 12 vendeve të tjera lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur ‘shqetësime të përbashkëta’ mbi studimin.
Neë York Times dhe shkrimtari i shkencave të natyrës Nicholas Wade besojnë te teoria e laboratorit. Në dy artikuj nga gazetarët me prirje të majtë, Nathan Robinson dhe Donald McNeil kanë argumentuar se është koha për të rivlerësuar teorinë e laboratorit.
Problemi është pjesërisht që gazetarët kanë besuar në dy teori gjatë vitit të kaluar: që virusi mund të ketë dalë nga një laborator; ose u përhap për shkak të një projekti të fshehtë për të krijuar një virus si armë bio ose u përhap qëllimisht.
Teoria e fundit mbetet e pabesueshme; e para nuk ka qenë kurrë e tillë. Në fillim të pandemisë, dy grupe shkencëtarësh botuan disa artikuj duke këmbëngulur se virusi ishte natyror duke kritikuar kështu teoritë e bazuara në laborator.
Në fillim të shkurtit 2020, kur pothuajse asgjë nuk dihej për virusin, e aq më pak origjina e tij Dr Peter Daszak i Aleancës EcoHealth hartoi një letër për Lancet që u nënshkrua nga 27 shkencëtarë:
‘Ne jemi bashkuar për të dënuar teoritë e komplotit që sugjerojnë që Covid-19 nuk ka një origjinë natyrore.’
Duke folur për mundësinë se virusi ka dalë nga laboratori, senatori Tom Cotton u akuzua nga Washington Post për ‘ndezjen e debateve të teorive konspirative që është bllokuar në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët’; New York Times tha se laboratori në Ëuhan kishte qenë “në fokus të teorive të pabazuara konspirative të nxitura nga administrata Trump.
Dr Daszak, një parazitolog i lindur në Britani, është një ‘sipërmarrës’ i cili ndërtoi një perandori nga gjuetia e viruseve dhe analizimi i tyre në laboratorë, shumica prej tyre në Kinë. Aleanca EcoHealth, një fondacion që krijoi një dekadë më parë ka marrë 17 milion dollarë në vit kryesisht nga Pentagoni, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA dhe Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar duke i paguar atij 400,000 dollarë në vit.
Nuk është çudi që ai hodhi poshtë çdo ‘thashethem, keqinformim dhe teori konspirative’. Për muaj me radhë, çdo diskutim mbi faktin se virusi ka dalë nga një laborator u etiketua si ‘teori konspirative’.
Sipas mjekut Shi Zhengli, ka të paktën 100 viruse të ndryshme si Sars në bazën e të dhënave të laboratorit në Wuhan. Ne nuk mund t’i kontrollojmë këto mostra sepse baza e të dhënave nuk ekziston më që nga Shtatori i vitit 2019, pak para fillimit të pandemisë.
E çuditshme apo jo… në shtator 2019? Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të treguar të dhënat?
Qëllimi i të gjitha gjuetive dhe eksperimenteve të viruseve ka qenë parashikimi dhe shmangia e një tjetër pandemie. Në rastin më të mirë ata dështuan në këtë; në rastin më të keq ata mund ta kenë shkaktuar atë.
Ekziston mundësia që dikush të jetë infektuar me Covid nga kafshët. Sot, me një teknologji më të mirë dhe pas 18 muajsh kërkimesh, autoritetet kineze kanë testuar 80,000 kafshë në tregje dhe ferma në të gjithë Kinën dhe kanë zbuluar se 2 pangolinë ishin të infektuar me virus në vitin 2019. Dhe ajo çfarë është e çuditshme është se asnjë nga punonjësit që kujdeseshin për këto kafshë nuk u sëmur.
Lidhja e vetme e njohur midis Wuhan dhe burimit të vetëm që lidhet me kauzën e Covid-19 janë shkencëtarët. Është shumë e vështirë që dikush tjetër të ketë zbritur në minierë dhe më pas të ketë udhëtuar një mijë milje në atë qytet të veçantë. Megjithatë, ky virus që mendohet që ka ardhur nga Mojiang mund të jetë nga familja e Sars-CoV-2 ose një virus i ngjashëm që u soll në Wuhan nga shkencëtarët.



