
Bllokimi i pjesshëm i Danimarkës do të shtrihet në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19
Autoritetet daneze kanë njoftuar se masat shtrënguese do të vihen në zbatim në të gjithë vendin pasi numri i infektimeve dhe shtrimet në spitale janë rritur ndjeshëm.
"Infektimet si pasojë e koronavirusit në Danimarkë janë rritur ndjeshëm. Shkalla e infeksionit është shumë e lartë dhe numri i shtrimeve në spital po rritet, jemi të detyruar të rrisim masat shtrënguese," ka deklaruar Ministri i Transportit Benny Engelbrecht në Facebook.



