Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë/ Në pranga dhe dy të tjerë

Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 36-vjeçari në Lushnjë/ Në pranga dhe dy të tjerë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale E.M pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Po ashtu në prangat e policisë kanë rënë A.M, 36 vjeç, banues në Lushnjë, D.V, 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E.M, duke organizuar lojëra fati nëpërmjet celularit.

Lushnjë/ Kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati me celularë.

 Sekuestrohen 3 celularë dhe 15 televizorë që përdoreshin për organizimin e kësaj veprimtarie.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit", me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.  

Për këtë rast u arrestua shtetasi E.M, 36- vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A.M, 36 vjeç, banues në Lushnjë, D.V, 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E.M, duke organizuar lojëra fati nëpërmjet celularit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy