
Në një intervistë me të përditshmen franceze Liberation, Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos deklaroi se "Greqia është shumë afër një incidenti fatal me Turqinë", duke iu referuar shkeljeve turke të hapësirës ajrore greke dhe ujërave territoriale.
"Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian," tha ai. Duke iu referuar arrestmit të dy ushtarëve grekë në Turqi, ai tha se po mbahen si "pengje".
Ndërkohë shefi i mbrojtjes greke tha se duke shkelur hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale të Greqisë, "Ankaraja gjithashtu po përpiqet të ushtrojë presion mbi Evropën".
Në një intervistë me prestigjozen gjermane Die Zeit (di xait) të botuar të shtunën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusogu tha se gjyqësori i Turqisë po përpiqej të përcaktonte nëse ushtarët grekë kaluan në Turqi aksidentalisht ose me dashje.
I pyetur nëse Ankaraja po shqyrtonte shkëmbimin e dy burrave me tetë ushtarakë turq, të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti në 2016, Cavusoglu përjashtoi një perspektivë të tillë. "Ne nuk duam një marrëveshje të tillë", tha ai.
Ambasadori i SHBA në Athinë Jeffry Pyatt ka shprehur shqetësimin për tensionet greko-turke në Detin Egje.
"Shqetësimi dhe frika ime, është aksidenti ... Përderisa keni këto sisteme vdekjeprurëse ushtarake komplekse që funksionojnë pranë njëri-tjetrit, gjithmonë ka një rrezik të tmerrshëm për një aksident, i cili natyrisht do të shkaktojë komplikime të mëdha në marrëdhënien tuaj", tha ai.
Ndërsa së fundmi është publikuar një video nga gazeta turke Hurriyet duke treguar kështu një incident midis rojeve bregdetare turke dhe një luftanije të vogël të marinës helene që drejton një patrullë rutinë në zonën pranë Imisë, që përshkruhet si një manovër e rrezikshme, e cila shihet në Greqi si një shenjë tjetër e rritjes së tensionit mes dy fqinjëve mes provokimeve në rritje nga Turqia.



