Riatdhesimet, mbërrijnë nga Brukseli 126 shtetas shqiptarë

Riatdhesimet, mbërrijnë nga Brukseli 126 shtetas shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë të riatdhesuar kanë mbërritur pasditen e sotme në Rinas.

Një avion me 126 pasagjerë mbërriti nga Brukseli.

Ata do të qëndrojnë për 14 ditë të karantinuar në hotelet e përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës në Durrës dhe Golem.

Ndërkohë, të hënën pritet një tjetër fluturim nga Vjena, i cili do të sjellë të tjerë shtetas shqiptarë të bllokuar atje për shkak të situatës që krijoi koronavirusi.

Ndërsa në ditët e ardhshme pritet që të riatdhesuar të tjerë të mbërrijnë nga Spanja dhe Rumania.

Procesi i riatdhesimeve ka nisur prej datës 18 prill.

Të gjithë qytetarët që kthehen nga vendet e tjera duhet të paguajnë fluturimin dhe ushqimin për 14 ditë.

Për akomodimin 14-ditor në Durrës, do të paguhen 21 euro në ditë, nga të cilat 14 euro do të mbulohen nga qeveria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy