
17 persona kanë humbur jetën dhe 93 të tjerë janë plagosur nga bora e madhe që goditi zona të mëdha të Japonisë duke lënë qindra shtëpi pa energji elektrike.
Reshjet e dendura të borës në rajonet veriore duke filluar nga java e kaluar kanë bllokuar qindra automjete në autostrada dhe kanë vonuar dërgesat.
Shumë viktima ranë nga çatitë. Në shumë zona verilindore, reshjet e borës ishin tre herë më të larta se mesatarja sezonale.



