Panelistët flasin mbi përballimin e emocioneve pas ndarjes së një çifti, kush vuan më shumë

Panelistët flasin mbi përballimin e emocioneve pas ndarjes së një çifti, kush vuan më shumë

Avokatja Aurora Marku, videografi Ivi Zhulla dhe moderatorja Armela Shabi në emisionin “Zgjohu me MCN”, ndanë mendimet se kush e përjeton më shumë ndarjen e një çifti.

 

Marku tha se 80% e kërkesave për divorc çelen nga femrat. 

 

Meshkujt kanë më shumë frikë të rrinë vetëm. Ndarjen e vuajnë më shumë meshkujt, në të gjitha rastet. Jo vetëm në lidhje dashurie, por edhe martesa. Rasti i fundit që kam hasur, është se kur bashkëshorti u njoftua me fletëthirrjen e divorcit, pësoi parainfarkt. Meshkujt nuk preferojnë t’i drejtohen direkt gjykatës, ndahen dhe divorcin e lënë pezull. 

 

Ivi Zhulla:Vajzat e duan lidhjen sepse nuk duan të rrinë vetëm. Vajzat duan familje, por nëse e dashurojnë vërtetë partnerin është çështje tjetër. Bëjnë një lloj kompromisi. Në momentin që vajza lidhet me një tjetër pas ndarjes, mashkulli e vuan më shumë. 

Djemtë dhe kur lidhen dhe shohin ish-partneren me dikë tjetër, e mendojnë prapë. Në momentin e ndarjes ndodh mërzitja, por pas 3-4 muajve, fillon dhe e mendon më shumë. Dhe kur vajza nis një marrëdhënie të re, ne meshkujt e vuajmë më shumë.”

 

Armela Shabi: “Raportet mbahen më shumë nga femrat. Gjatë ndarjes vuan ai që do më pak. Ai që do më shumë e kupton se si ndodh humbja. Përjetimi i ndarjes varet nga karakteri.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy