
Kryeministri australian, Scott Morrison, njoftoi shtimin me 18.500 ushtarë të Forcave të Armatosura, brenda vitit 2040.
Me shtimin e fundit, do të shkojë në 80 mijë, numri total i ushtarëve australianë.
Shtimi i personelit ushtarak, në kohë paqeje, do i kushtojë qeverisë, rreth 38 milionë dollarë australianë ose mbi 25 milionë euro.
Një fakt i tillë u tha nga Kryeministri Morrison për gazetarët, gjatë një vizite në qytetin e Brisane.
Forcimi i mbrojtjes australiane, vjen pas nisjes së luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, të nisur më 24 shkurt.



