Katër avionë të Forcave Ajrore Tornado GR4 janë nisur nga baza e Akrotiris në Qipro drejt Sirisë për të marrë pjesë në sulmet ajrore në Siri, disa orë pasi ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar votuan në favor të bombardimeve ndaj ISIS . Synimi i tyre ishte Omar një fushë nafte në Siri Lindore.
Pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, Franca kërkoi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për bombardime kundër ISIS.
Tani që Britania ka vendosur të zgjerojë sulmet ajrore mbi shtetin islamik, vëmendja është përqëndruar në Parlamentin gjerman, i cili gjithashtu pritet të miratojë përkushtim më të madh ushtarak kundër grupit terrorist.
Plani gjerman do të aktivizojë 1,200 trupa në përpjekjet anti-ISIS, por në një rol mbështetës dhe jo duke luftuar drejtpërdrejtë.
Presidenti amerikan Barak Obama përshëndeti masën britanik dhe tha se koalicioni do të punojë "për integrimin e tyre dhe se Britania është aleati i tyre më i ngushtë në luftën kundër ISIS. Ministri i Mbrojtjes konfirmoi se ky ishte “sulmi i parë në Siri”.



