Osmani: Çmimi i shqiptarisë më i rëndësishëm se karrigia e Ramës, Berishës dhe Metës

Osmani: Çmimi i shqiptarisë më i rëndësishëm se karrigia e Ramës, Berishës dhe Metës

Kryetari i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani deklaron se Shqipëria ka trajektoren e saj të orientimit strategjik, e cila është rrugë me një korsi.

Këtë bindje të tij e argumenton me faktin se orientimi i saj gjeopolitik dhe gjeostrategjik nuk ka mundësi të dytë, nuk ka rrugë me dy korsi dhesë këtë e tregoi qartë edhe vizita e liderit kinez në Ballkan, i cili dështoi të kishte një ofertë për shqiptarët.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai deklaroi se Oferta e liderit kinez Xi Jinping për Ballkanin ishte Serbia, por se ne nuk e kemi mundësinë ta pranojmë këtë ofertë.

Sipas tij, strategjikisht ne do ta mbajmë kokën dhe qafën nga Brukseli dhe Uashingtoni, se si do të ndodhin atje rezultatet ne duhet të përgatitemi në heshtje për të gjithë skenarët e tjerë me veten tonë.

Skenari numër 1 është vazhdimi i Brukseli, i BE, shuarja e problematikave, riparimi i defekteve të së majtës ekstreme dhe liberale dhe shkojmë në një Europë të bashkuar dhe konsoliduar e cila bashkë me aksin anglo-sanksion ka shkuar drejt një rendi botëror ku hegjemonia liberale në hemisferën perëndimore do të vazhdojë të jetë e dominuar nga anglo-sanksionët dhe europianët, ky është skenari më i mirë që sot duket tashmë një ëndërr.

Në kontekstin realist ne duhet të shohim çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë, nëse Putin e fiton luftën në Ukrainë dhe këtë po e pret Vuçiç.

Europa mund të përballet me tronditje të mëdha, të papritura të mëdha dhe kjo na çon automatikisht në skenarë të shpërbërjes së BE dhe secila enklavë të ruajë interesat e veta.

Dhe hipotetikisht dhe NATO pastaj, mund të pësojë krisje neni 5 ku aktivizohen të gjithë, nuk aktivizohen domosdoshmërisht sepse do të shihet në interesat e secilës palë dhe kjo na dikton atë që sot ka nisur të bëhet, strategjia afatgjatë e mbrojtjes.

Duhet të krijojmë mbrojtjen tonë se ne nuk e dimë ku po shkon bota. Ne duhet të jemi gati për të gjithë skenarët.

Mbrojtja është ekonomi dhe pa ekonominë këtu nuk do të ketë më njerëz.

Në botën që po vjen fuqia e një shteti është demografia, ekonomia, ushtria dhe gjeografia ne duhet të bëjmë llogari ku jemi në këto raporte, si jemi në raport me fqinjët tanë dhe si do të jetë vendimi strategjik amerikan për Ballkanin.

Këtu duhet të mbledhim të dhënat dhe ti analizojmë. Nuk shoh komplot, shoh luftë dhe përplasje për dominancë në Ballkan.

Serbia sot po flet hapur për ndërtimin e botës jugosllave, bota e madhe serbe. Rikthimi i Jugosllavisë.

Kjo do të çonte në shpërbërjen e Bosnjës, aneksimi i Malit të Zi. Skenari i Milorad Dodik për shkëputjen e republika SRPSKA në Bosnjë Hercegovinë ndodh, mbështetet dhe Rusia dhe nga Serbia dhe Kina, ku lideri kinez tha Kosova është Serbi.

Nëse shkon skenari në Ukrainë me një fitore të Rusisë kjo do i trazojë ujërat në Ballkan dhe faktorit amerikan, aleatit tonë strategjik t’i themi ne si shqiptarë duhet ti themi se kush është çmimi ynë në këtë lojë.

Çfarë çmimi do i vendosim vetes te amerikanët, atë do na japin ata. Mungesa e seriozitetit na ka ulur pazarin.

Çmimi i tregut të shqiptarëve nuk duhet të jetë karrigia e Edi Ramës, Sali Berishës apo Ilir Metës.

Çmimi i interesave të shqiptarëve duhet të jetë çmimi i gjithë shqiptarëve në rajon dhe kjo do burra shteti dhe jo burra karrigesh.

Këta janë duke projektuar pushtetin e tyre duke parë erërat gjeopolitike dhe po blejnë pushtet në tregun ndërkombëtar të lojës së kombeve për karriget e tyre.

Ndërkohë që çmimi i shqiptarëve është më i rëndësishëm se çmimi i karriges së Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Pra unë iu them shqiptarëve sot, ka ardhur koha të gjithë bashkë këtu, në Prishtinë, Shkup, Tetovë, Luginë dhe Mal të Zi, të gjithë ti rrisim çmimin vetes tonë dhe të lehtësojmë projeksionin amerikan për të ruajtur aleancën strategjike me ne që nesër amerikanët të mos pendohen për pavarësinë e Kosovës dhe ta shohin preferencialisht Serbinë si një aktor më i fortë se amerikanët janë nëna e pragmatizmit dhe ata bëhen me më të fortit.

Nuk besoj se ne jemi në kushtet e 100 viteve më parë, shqiptarët janë më të emancipuar, më të zhvilluar.

Ne duhet të çlirohemi nga vargonjtë që na mbajnë peng të së shkuarës dhe të shohim në dritë të syrit momentin historik që po kalon rajoni dhe bota dhe të projektojmë të ardhmen e shqiptarëve në këtë botë të re dhe të ruajmë projeksionin shqiptar që të mbetet alfa e prioritetit amerikan.

Sepse sido që të shkojë bota e ardhme ajo do të jetë ndërmjet amerikanëve dhe kinezëve, apo amerikanëve dhe fuqive të tjera të botës që do të konfigurojnë rregullat e botës së re.

Dhe ne këtu duhet të kujdesemi të gjithë bashkë, duhet të formulojmë sot ti rrisim çmimin shqiptarisë, jo me parulla nacionaliste false dhe populiste po me patriotizëm racional që buron nga inteligjenca dhe frymëzimi shqiptar ndër histori, ndër shekuj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy