Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton si do të jenë temperaturat për javën në vijim.
SHMU thotë se ashtu si këto ditët apo javët e fundit edhe java që presim përpara parashikohet një javë me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.
Moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare.
Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.
Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veriut si dhe temperatura të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.



