Temperaturat e larta/ Gafa e kryebashkiakut të New York: Shkoni në plazh... por plazhet janë të mbyllura prej peshkaqenëve

Temperaturat e larta/ Gafa e kryebashkiakut të New York: Shkoni në plazh... por plazhet janë të mbyllura prej peshkaqenëve

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams, mes problemeve të shumta, ndalet edhe në temperaturat e larta përtej normales.

Teksa vendi i drejtuar prej tij do të shënojë temperatura mbi 33 gradë celcius në ditët në vijim, ai ka bërë një njoftim duke dhënë edhe këshilla për njujorkezët.

Ndër të tjera ai i fton qytetarët që të qëndrojnë të hidratuar dhe deri tek kontrolli i fqinjëve të moshuar.

Megjithatë, një nga këshillat ka ngjallur polemika dhe është një ftesë për të mos qëndruar në shtëpi, por për të shkuar në plazh. Por një deklaratë e tillë është cilësuar nga mediat si gafë e kryebashkiakut, për shkak se disa nga plazhet më të frekuentuara nga njujorkezët janë të mbyllura, për shkak të pranisë së peshkaqenëve.

Qëllimi i kryetarit të bashkisë Eric Adams për të ftuar bashkëqytetarët e tij që të mos qëndrojnë të mbyllur, është i dyfishtë.

Nga njëra anë, gjetja e freskimit në zona më të hapura dhe jo rreth ndërtesave të nxehta të New Yorkut. Nga ana tjetër, ekziston edhe çështja e energjisë: Amerikanët i duan temperaturat e ulëta dhe përdorimi i tepërt i kondicionerëve mund të shkaktojë edhe ndërprerje.

Këtu zgjidhja që jep ai është: shkoni në pishina publike ose shkoni në plazhe.

Por plazhet e Rockaway, në zonën e Queens, një nga më të njohurat për njujorkezët, janë të mbyllur për shkak të pranisë së peshkaqenëve në ujë.

Kësisoj ndër masat që mund të merren në orët në vijim nga autoritetet është edhe zbatimi i patrullave të vëzhgimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy