Akuzat e opozitës/ Veliaj për TvT: Kemi vetëm prokurorime emergjente

Akuzat e opozitës/ Veliaj për TvT: Kemi vetëm prokurorime emergjente

Situata e krijuar rreth pandemisë së koronavirusit, ka bërë që edhe projektet bashkiake të ndërpriten përkohsisht. Në një përgjigje kundrejt akuzave të opozitës, i pari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh për TvT, se sipas vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, të gjtha projektet para situatës së pandemisë, janë shtyer pa afat, dhe se opozita përmes akuzave, po bën një betejë bajate.

“ Prokurimet janë ndaluar që pardje, opozitës i ka humbur sensi i kohës, nga dje kemi vetëm prokurime emergjente, projektet që kanë qenë para kësaj situate janë ndërprerë. Një tjetër lajm i rremë për Gardën, opozita kur ka qenë në pushtet, kur kanë pas e kanë bërë rrush ë kumbulla, ata ngatërrojnë cfarë është bërë janar e shkurt, me cfare u bë tani, është një betejë bajate”, u shpreh Veliaj, në një lidhje të drejtëperdrejtë me TvT, duke përgënjeshtruar sipas tij, faktin se sipas PD, te Kopshti Zoologjik, do të ketë kulla, sipas projektit te bashkisë.

Kryetari i bashkisë, lidhur me situatën e koronavirusit, u shpreh në përkrahje të vendimit të KM për faljen e qirave për bizneset e vogla nga ana e bashkisë.

“Të gjitha lokalet dhe dyqane fruta perimesh marrin me qira hapësira. Vendimi ynë shkon pë rata që nuk kanë pasur punë. Vendimi i KM për bizneset që janë të vogla është vendimi i duhur. Zëre se është një muaj që e kanë pasur qiranë bosh. Nëse mendoni që sakrificat ti bëjë shteti, hajde ta bëjmë të gjithën me subvencione. Dalja e vendimit të qeverisë noterizoi atë që shpirti tirons e bëri”.

Veliaj,bëri të ditur poashtu se janë anuluar pagesat e qirave të banesave sociale të cilat janë nën administrimin e bashkisë për muajin mars dhe prill, dhe në rast nevoje, do të falet edhe muaji maj.  

Në këtë komunikim të drejtëpërdrejtë, kryetari Veliaj, u zotua se deri në përfundim të situatës emergjente që lidhet me koronavirusin, i gjithë lidershipi i bashkisë, do të punoj pa të drejtë page mujore.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy