Berisha dhe Rama/ Kapexhiu: Duam apo s’duam, janë figura me kontribut në historinë shqiptare

Berisha dhe Rama/ Kapexhiu: Duam apo s’duam, janë figura me kontribut në historinë shqiptare

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, artisti dhe karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ndau mendimet e tij për politikën shqiptare dhe rolin që kanë pasur figurat më të njohura të saj, Sali Berisha dhe Edi Rama.

Kapexhiu theksoi se, pavarësisht ndasive dhe opinioneve politike, të dy këta politikanë kanë lënë gjurmë në historinë e vendit.

Unë jam më i madh në moshë se Sali Berisha se kam lindur disa muaj më parë se ai. 

Është shans që i kemi këta si Sali Berisha dhe le t’i kemi sa më gjatë. Duam s’duam, e do nuk e do ti figurën e Ramës dhe të Berishës janë figura që kanë mbetur në historinë shqiptare tashmë i takojnë historisë. Kanë një kontribut të caktuar që njëra shumicë numëron vetëm të mirat, tjetra vetëm gabimet.

Berisha është shumë i respektueshëm. më duket absurd që themi ne, ‘Rama Berisha u themi ik’. Absurditeti më i madh është kur dëgjoj Rama Ik. Tani për Berishën dhe Ramën, njëri nuk është artist tjetri nuk është mjek. Ata janë politikanë tashmë dhe nuk mund t’u thuash ik.

Profesioni i tyre është politika. 

Ai shtoi se, nëse një shumicë e qytetarëve dëshiron ndryshimin, duhet ta shprehë këtë përmes zgjedhjeve.

A duan ta heqin Ramën? Janë 500 mijë që duan të heqin, por kur të bëhen shumicë le ta hiqen. 

Ai ka thënë se do të iki kur dua vetë. Mund t’i them edhe unë lëre mjaft, por ai e di më mirë vetë. Është si puna e futbollistit që lë këpucët kur bën golin dhe ikën.

Ik si kryetar partie, ik si kryeministër dhe hajde të rrimë bashkë si shok si mik.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy