Pushime në jug/ Meksi: I përballon vetëm shtresa e mesme, mund të shkojë 300 euro kostoja ditore

Pushime në jug/ Meksi: I përballon vetëm shtresa e mesme, mund të shkojë 300 euro kostoja ditore

Nga brigjet e Jugut, avokati Redon Meksi ndau me shikuesit e MCN TV përvojën e tij të pushimeve. Meksi tha se çmimet e bëjnë të papërballueshme këtë zonë për një familje me të ardhura të ulëta.

 

Hotelet janë të shtrenjta. Është rritur numri i yjeve, janë ngritur çmimet. Ia vlen të marrësh apartament dhe të prishësh para në zonat ku do bësh plazh, ku do hash. Sesa të paguar 500 euro në pronat e investitorëve strategjikë. Për një familje me 3 persona, që hanë jashtë, shkon 300 euro dita. 

 

Në gjithë këtë pjesë të bregdetit janë 2-3 restorante të shtrenjta. Janë goxha cilësore. Nëse ke para për të prishur, ia vlen të shkosh atje. 

 

Ne duhet të ndajmë kategoritë e pushuesve. Shtresa e mesme është për jugun. Ata me rrogë minimale e kanë të vështirë të vijnë këto. Pastaj Drimadhes, Dhërmi, Palasë janë për shtresën e pasur. Dallohen nga klientela, nga varëset e floririt, që nuk janë doktorë dhe juristë. 

 

Sa i takon sigurisë, Meksi tha se Shqipëria është shumë më e sigurt se çdo vend i Europës. 

 

Sa i takon sigurisë, nuk ka asnjë lloj risku në Shqipëri. Jemi shumë më të sigurt se çdo vend i Europës Nëse je femër dhe del në rrugë në 4:00 të mëngjesit, nuk të prek njeri me dorë. Në vendet e tjera nuk ndodh. Në Paris nuk hyn do të metro në orën 2:00 të natës. Krimi ordiner në Shqipëri pothuajse nuk ekziston. Por nëse ke një problem shëndetësor, shërbimin e ke zero. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy