Këto janë fjalët e para të zhytësve ushtarakë të Njësisë së Emergjencave në Spanjë, të cilët arritën të hyjnë në parkingun nëntokësor të përmbytur plotësisht të qendrës së madhe tregtare Bonaire, pranë qytetit të Aldaya.
Në momentin e përmbytjes, të martën pasdite, dyqanet e veshjeve, restorantet dhe kinematë ishin të hapura dhe në zonë kishte qindra njerëz.
Edhe këtu niveli i ujit është rritur në tre metra dhe parkimi i makinave, me 5700 vende në dispozicion, është kthyer në një kurth të vërtetë vdekjeje.
Sipas burimeve të shpëtimit, të cituara nga gazeta eldiario.es, viktimat mund të jenë të “pallogaritshme”.
Edhe aksesi nga shkallët lëvizëse në qendrën tregtare është tërësisht i shkatërruar, i bllokuar jo vetëm nga uji, por edhe nga mbetjet dhe mbeturinat e sjella nga përmbytjet.
Sipas shtypit vendas, ky parking është një nga pikat më shqetësuese për ekipet e shpëtimit.
Ende nuk ka asnjë lajm zyrtar por sipas burimeve ka shumë trupa të pajetë.



