
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Sellcë të Tetovës, ku një person i ka prerë kokën me sopatë nënës së tij. Mediat kosovare raportojë se 45-vjeçari me inicialet U.D., vrau nënën e tij 73-vjeçare, N.D., tre muaj pasi kishte dalë nga spitali psikiatrik i Bardovcës.
Drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, tha për mediat se pacienti kërkoi që të lirohej nga spitali më 21 shkurt të këtij viti. 45-vjeçari kishte nisur trajtimin në spital që prej vitit 2017, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar atë të ndërmarrë veprimin e rëndë.



