
Shpesh ndodh që ndërsa sheh një video në Youtube, pamjet të “ngrijnë” dhe të të duhet shumë kohë t’i shkosh në fund qoftë edhe një trajleri filmi.
Në fakt, kjo mund të mos ketë të bëjë me trafikun. Shpërndarësit e sinjalit wireless e ngadalësojnë shpejtësinë e internetit për videot, ndonjëherë duke pretenduar se është e nevojshme ta bëjnë këtë në mënyrë që të kontrollojnë bllokimin e rrjetit.
Kjo është një praktikë e njohur si “ulja e shpejtësisë”, sipas një studimi që mban emrin e David Choffnes, asistent profesor i shkencave të informacionit.
Ai e ka bazuar studimin e tij në mbi 1 milion teste të kryera nga viti 2018 në vitin 2019. Së bashku me kolegët e tij në Universitetin e Masaçusetsit Amhers, Choffnes analizoi të dhëna të mbledhura nga 126 mijë smartfonë.
Ata zbuluan se pothuajse çdo shpërndarës wireless i ngadalëson platformat video dhe shërbimet e transmetimit në mënyrë të pabarabartë.
Katër kompanitë më të mëdha në SHBA AT & T, Sprint, T-Mobile dhe Verizon e ndjekin një praktikë të tillë.
AT&T u zbulua se ngadalësonte videot në 70 për qind të testeve të përdoruesve të Wehe Netflix dhe 74 për qind të testeve në YouTube. Por ajo nuk ndërhynte në Amazon Prime Video, e cila është e kriptuar.
T-Mobile rezulton se ngadalësonte Prime Video në 51 përqind të testeve, Netflix në 61 për qind të testeve dhe YouTube në 67 për qind të testeve.
Kompanitë e testuara nga ekipi i studiuesve e kanë mohuar se e ndjekin një praktikë të tillë.



