
Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë tha në studion e emisionit “MCN Economy” se fakti që ende pas 10 vitesh nuk janë përcaktuar rezervat e naftës në Shpirag tregon një situatë pesimiste.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Buxhuku tha se edhe në takimin që Rama zhvilloi së fundmi, SHELL ka qenë mjaft e rezervuar dhe se e vetmja gjë që thanë ishte se vijojnë kërkimet për nivelin e rezervave.
Në të gjithë kontaktet që kam pasur me përfaqësues të SHELL nuk është se kishte optimizëm të madh që në 2013.
Që në 2013 ata ishin të matur.
Edhe në takimin që bëri Rama në SHELL kompania nuk u prononcua për të thënë qoftë dhe fjalën më të vogël nëse është zbulim i madh. Tha do vijojmë kërkimet.
Fakti që pas 10 vitesh nuk janë përcaktuar ende rezervat për mendimin tim, pavarësisht se të gjithë dëshirojmë të kemi rezerva të mëdha unë e quaj pesimiste.



