
Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, sonte nga ora 19:30 në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të organizojë akademi solemne me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me të shënohet përvjetori i Kongresit të Manastirit në të cilin dhjetëra shkencëtarë shqiptarë nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 janë mbledhur për ta krijuar alfabetin e gjuhës shqipe.
Delegatët nga Shqipëria dhe shoqatat shqiptare dhe klubet nga tërë bota në kongresin e Manastirit kanë sjell vendim për pranimin e latinishtes me disa ndryshime, adaptimin e 36 shkronjave të gjuhës shqipe. Prandaj 22 nëntori shënohet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe është ditë jopune për shqiptarët në vend.
Në akademinë solemne, e cila është qendrore nga seria e ngjarjeve që janë organizuar këto ditë, është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të Qeverisë, të Kuvendit, të partive politike dhe korit diplomatik.
Kryeministri Zoran Zaev ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka uruar me rastin e 111 vjetorit të kësaj ditë të rëndësishme, të gjithë Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, theksohet në tekstin që shoqërohet në video urimin e Zoran Zaev në facebook.

Sivjet për herë të parë u nda edhe çmimi shtetëror “22 Nëntori” për krijime në sferën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në shtet.
Fitues janë hulumtuesi, historiani dhe humanisti David Hosafëpl dhe punëtorët e arsimit Kimete Agai dhe Adnan Agai.
Tre fituesit janë shpërblyer për kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimin reciprok të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ligjit për festa, dita e sotme 22 nëntori , Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është festë kombëtare për shqiptarët dhe njëherit edhe ditë pushimi.



