“Luftënxitës”, Koreja e Veriut sulmon sërish Trump: Po kërkon nga fuqitë …

“Luftënxitës”, Koreja e Veriut sulmon sërish Trump: Po kërkon nga fuqitë …

Koreja Veriore sot e ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, për turneun e tij “luftënxitës” në Azi, duke thënë se kjo vetëm do ta përshpejtojë përpjekjen e Phenianit për mbrojtje të plotë atomike, shkruan REL.

Gjatë turneut të tij nëpër Azi, zoti Trump është përpjekur për të fituar mbështetje për kufizimin e ambicjeve atomike të Phenianit, me ç’rast ka kërkuar nga fuqitë rajonale të qëndrojnë së bashku kundër qeverisë së Koresë Veriore.

Në komentet e para për vizitën e Trumpit nga zyrtarët verikoreanë, një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Koresë Veriore, nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, është cituar se ka thënë që “kjo ishte vizitë luftënxitëse për konfrontim, për ta pastruar Korenë Veriore nga vetëmbrojtja atomike”.

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Koresë Jugore, më 8 nëntor, zoti Trump i ka tërhequr vërejtjen Phenianit që të mos i nënçmojë Shtetet e Bashkuara dhe i ka ofruar liderit verikorean, Kim Jong-Un, të ardhme më të mirë nëse tërhiqet nga ambicjet bërthamore.

Por, në kumtesën e sotme, Ministria e jashtme e Koresë Veriore, tha se këto vërejtje të Trumpit “kurrë nuk mund të na frikësojnë ose të na ndalin në avancimin tonë”, por edhe më tepër “nga shtyjnë që t’i përshejtojmë përpjekjet për arritjen e çështjes madhore të kompletimit të forcës atomike shtetërore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy