Alexei Navalny i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione kundër oligarkëve rusë.
Të mos harrojmë, duhen sanksione për të detyruar agresorin të ndalojë luftën. Për ta vënë atë nën presion. Dhe këtu janë zgjidhje komplekse si embargoja ndaj naftës dhe gazi. Por pastaj ka shumë të thjeshta, sanksione personale.
Kështu deklaroi Navalny në një apel nga burgu ku po vuan dënimin me nëntë vjet.
Në një seri postimesh në Twitter, Navalny kritikoi faktin se ndërsa shefi i Rosneft Igor Sechin përfshihet në listën e sanksioneve të BE-së, shefi i gjigantit energjetik Gazprom, Alexei Miller nuk është.



