Qeveria dhe opozita përballë njëra-tjetrës/ Soko: Kanë arritur në një “ekuilibër statik”, si dy gurë që qëndrojnë pa lëvizur

Qeveria dhe opozita përballë njëra-tjetrës/ Soko: Kanë arritur në një “ekuilibër statik”, si dy gurë që qëndrojnë pa lëvizur

Në një analizë mbi raportin mes qeverisë dhe opozitës sot, analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se të dyja palët ndodhen në një situatë paralize politike, pa zhvillime reale.

Sipas tij, qeveria dhe opozita kanë arritur në një “ekuilibër statik”, të ngjashëm me dy gurë që rrinë në të njëjtin vend pa ushtruar ndikim mbi njëri-tjetrin.

Shqipëria, për fat të keq, sot nuk gëzon dot një dinamikë politike. 

Kemi një ‘ekuilibër statik’, siç quhet në fizikë, kur dy trupa nuk ndikojnë më te njëri-tjetri sepse nuk kanë as energji potenciale, as kinetike, si dy gurë që qëndrojnë aty. 

Opozita, teorikisht, ndodhet përballë një qeverie që në çdo vend tjetër do të ishte goditur rëndë politikisht.

Në Shqipëri sot opozita ka përballë një qeveri ku dy zëvendëskryeministra janë nën hetim nga SPAK, një kryetar bashkie, numri 2 i partisë në burg, etj, çdo opozitë në botë do ta dëshironte një situatë të tillë.

Por pse nuk bën gjë sot opozita, sepse qeveria ka përballë opozitën qe çdo vend në botë do ta donte.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy