Arabia Saudite ka njoftuar ndërtimin e një eko-qyteti të ri të quajtur Neom, një linjë 170 km e gjatë, pa makina, rrugë dhe pa grimca të dioksidit të karbonit.
Në këtë qytet udhëtimi ditor nuk do të zgjasë më shumë se 20 minuta.
Projekti NEOM, i mbështetur nga qeveria Saudite me 500 miliardë dollarë në financim, do të ndërtohet nga e para përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.
NEOM do të jetë një zhvillim i teknologjisë së lartë 10,000 kilometra katrorë i vendosur në një rajon në Arabinë Saudite veriperëndimore në Detin e Kuq në disa zona, duke përfshirë një zonë industriale dhe logjistike, e cila pritet të përfundojë në 2025.
Qytetet në Neom do të mundësohen nga 100% energji e pastër me synimin për të ndërtuar komunitete rreth natyrës, në vend që ta sakrifikojnë atë.
Ndërtimi i qytetit do të fillojë në tremujorin e parë të këtij viti.
Klikoni këtu për të parë VIDEON



