Akuzat se Ilvi Meta u dhunua barbarisht/ Çuçi: E pavërtetë, e filmuar çdo moment. Duma: Jep dorëheqjen

Akuzat se Ilvi Meta u dhunua barbarisht/ Çuçi: E pavërtetë, e filmuar çdo moment. Duma: Jep dorëheqjen

Vetëvrasja e të riut nga Kavaja, Ilvi Meta në ambientet e Komisariatit të Kavajës ka përplasur në Kuvend ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi me deputeten demokrate Grida Duma.

Çuçi ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga opozita se Ilvi Meta është rrahur barbarisht nga policët. Ai tha se çdo moment, nga momenti kur ka qenë në oborrin e komisariatit e deri në momentin kur është dërguar në mort është gjithçka e filmuar.

Më vjen keq që aludoni për gjëra që nuk qëndrojnë dhe akuzoni strukturat sikur ata janë kriminelë dhe vrasës, ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër dhe ju si përfaqësuese e re e këtij parlamenti duhet të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë, faktet janë të plota është ekspertiza mjeko-ligjore, janë 25 mjekë, 3 punonjës policie në burg për një neglizhencë dhe dosja është e plotë është e zbardhur, janë të filmuara çdo sekuencë që nga momentin që është ndaluar nga policia, është proces verbali, dhe janë të filmuara që kur ka qenë në oborr dhe deri sa është larguar drejt mortit, ju ftoj që ti shikoni të gjitha.

Nga ana e saj deputetja e PD-së, Grida Duma i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ajo tha se do respektoj hetimet, por sipas Avokatit të Popullit këto janë raste të përsëritura

Komisariati që duhet të sigurojë jetën përfundoi që një i ri të vrasë veten brenda Komisariati, të merrni përsipër dorëheqjen tuaj? Së dyti, nuk thashë në asnjë moment, thashë do respektoj hetimet, po fakti që Avokati i Popullit thotë që ka raste të përsëritura, ku një i ri kapet dhe ka qenë në depresion, edhe pse familjarët nuk e pranojnë, po ju pyes jyu si prit, babai më tha kam shkuar 5-7 pasdite, askush nuk me jepte asnjë përgjigje"

Më herët Duma tregoi detajin e trishtë në mortin e të riut, Duma tha se ndryshe nga çdo ceremoni përcjellje, në atë të të riut në Kavajë, mungonte vajtimi dhe kishte pllakosur heshtja. Deputetja demokrate kujton gjithashtu fjalët e të atit, i cili i kishte përsëritur vazhdimisht se nuk e besonte që djali kishte vrarë veten. Duma e përshkroi të riun Ivi Meta si viktimë të paragjykimit për gabimet e së kaluarës.

I ftoj kolegët mazhorancës dhe opozitë me gjithë padëshirës për të bërë jetë parlamentare t’i hedhin sy fotove që kam, janë dy foto në Komisariatin e  Kavajës me dy lidhëse që ngjan me atë të këpucëve që pretendohet se ka vrarë veten. Këto janë provat e administruara…Ndaloj tek ky rast... sepse kam shkuar atë natë në familjen e djalit të vdekur në Komisariat dhe më e kobshme se sa vdekja në të gjitha humbjet e jetëve është një vajtim, sidomos i nënës, por aty kishte pllakosur heshtja. Mpirja, mungesa e të vërtetës dhe trauma ishin më të mëdha se morti. Tek ajo familje përveçse ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, pyeta për çfarë akuzohej djali, për një derë alumini më tha, madje tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që nuk i ka kryer, madje është dënuar kur ka qenë tek motra në Greqi, e gjenin fajtorin tek ai. Mendoi se sa janë ata që nuk mbrohen dot…Nuk e besoj kurrë që ka vrarë veten, kështu shprehej i ati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy