
Bashkimi Europian dhe Japonia kërkojnë që Rusia të ndalojë menjëherë agresionin e saj ushtarak në territorin e Ukrainës, të tërheqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht.
Kështu lexohet në deklaratën e përbashkët në fund të samitit BE-Japoni të mbajtur në Tokio, ku morën pjesë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Qysh nga nisja e agresionit ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt, sanksionet ndaj Rusisë kanë ardhur në rritje.



