Forca ajrore turke filluan sot sulmet ndaj pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik, në një zonë në veri të Sirisë, pranë kufirit turk, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Turqia ka kufizuar sulmet ajrore në Siri që nga fundi i muajit tetorit, kur Damasku kërcënoi të sulmojë avionët turq, pasi Ankaraja njoftoi një seri sulmesh ajrore mbi pozicionet kurde dhe deklaroi se neutralizoi mbi 200 persona.
Burimet kurde dhe vëzhguesit e pavarur publikuan se numri i të vdekurve në sulmet ajrore të 20 tetorit shkoi deri në 10 persona.
Qeveria siriane reagoi me zemërim dhe, duke cituar shifrat turke, tha se do të rrëzonte çdo avionë truk që vepronte në hapësirën ajrore të saj.
Është e paqartë nëse sulmet e fundit kundër ISIS-it ishin të koordinuara me Sirinë apo Rusinë, përkrahëse kryesore e Damaskut.
Sulmet ajrore raportohen të jenë bërë në zonën Salwa.



