Bushati e Kodheli i përgjigjen Blushit: Ke rënë në batakun e Saliut. Keqardhje do të kesh nga të gjithë ne

Bushati e Kodheli i përgjigjen Blushit: Ke rënë në batakun e Saliut. Keqardhje do të kesh nga të gjithë ne

Pas fjalës së Ben Blushit, në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ai që u është përgjigjur kritikave të ish-kolegut të tyre socialist.

Sipas Bushatit, titulli për Ramën nga Franca është një nder për ne, pasi kjo është dekorata më e larta që jep Franca sot.

Kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se gjuha paragjykuese ndaj tyre, gjuha cinike ndaj tyre është e papranueshme në këtë sallë dhe për ne, sepse për fat të keq bëhet pjesë e lojërave politike në mënyrë të padrejtë.

“Shpresoj të ketë qenë një cinizëm prej pakujdesisë mënyra se si i klasifikove emigrantët shqiptarë, se ke derdhur këtu edhe lot krokodili për votën e tyre, ke folur në Athinë për votën e tyre dhe ke kritikuar dhe shigjetuar kë të ka dalë para pse nuk u jepet e drejta emigrantëve për të votuar. Gjuha paragjykuese ndaj tyre, cinike ndaj tyre është e papranueshme për këtë sallë, për ne, se për fat të keq bëhet pjesë e lojërave politike. Së treti kur flasim për partnertët tanë, po ta them prap, edhe sikur Rama ta kishte marrë thjesht dhe vetëm si emigrant do duhet të ndjeheshim shumë të gëzuar. Me partnerët tanë strategjikë duhet të jemi të kujdesshëm se nuk është si tavolina që mbledhin yzmeqarët e pendës, këtu si referohem atyre që mezi e kanë mbaruar shkollën e mesme, por i referohem se Shqipëria ka një tjetër partner strategjik sic është Franca”, tha ai. 

Por nuk ishte vetëm ministri Bushati ai që replikoi me Blushin, pasi menjëherë pas tij ishte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ajo që hodhi posht akuzat e ish-socilistit Ben Blushi.

Dje kryeministri tha Kodheli u vlerësua si kryeministri më i mirë i shqiptarëve, një ndër piktorët më të mirë francezë, që ishte motivacioni i medaljes, e të dalim këtu dhe të ironizojmë kur duhet të flasim për të tjera gjëra.

"Unë nuk kam parasysh faktin se mund të flasësh për ligjin se udhët një farë shkolle që të kuptosh nga financat dhe ekonomia, pavarësisht se ke qenë 20 vjet në politikë, por mendoj se ai vlen të merresh me ato që thua Ben Blushi, kam menduar gjatë nëse duhet të flisja apo jo, se në fillim mendoja se kjo con ujë në mullirin tënd e do të bëhesh protagonist i një gjëje që nuk je. Eshtë për të ardhur keq që cdo të enjte, ti bën parimorin. Nuk e bën thjesht për parime.   Pasioni i madh për të pasur portofolin e ministrisë së Mbrojtjes , por kjo nuk është justifim. Kam menduar se do vijë dita të bëhesh politikan serioz por nuk bëhesh dot sepse mllefi nuk do të lërë të bësh atë.

Kujt ia bën shokëve të tu prej 20 vitesh? Harron moralin Beni!  S’të kam parë të shkruash një ligj.

Ke shkruar 5 libra po për veten tënde. Ti nuk ke shokë. Ndjekës jo e jo. E kam të vështirë të besoj se do të bëhesh ndonjëherë udhëheqës i PS-së. Në libra po, në realitet nuk besoj. Sot më zhgënjeve sërish. Ke rënë në batakun e Saliut. Keqardhje do të kesh nga të gjithë ne", tha Kodheli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy