Lufta Rama-Veliaj dhe protestat/ Soko: Si çdo diktator, Rama po kërkon me dëshpërim t’i vërë një “kokë” revoltës popullore

Lufta Rama-Veliaj dhe protestat/ Soko: Si çdo diktator, Rama po kërkon me dëshpërim t’i vërë një “kokë” revoltës popullore

Përplasja publike dhe akuzat e ndërsjella midis Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndezur një debat të fortë mbi ndikimin e këtij konflikti në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe në qëndrueshmërinë e mazhorancës. 

 

I ftuar në studion e "MCN Live", analisti Pano Soko deklaroi se kjo përplasje tregon dëshpërimin e kryeministrit për të gjetur një organizator politik pas protestave masive të studentëve dhe qytetarëve, duke refuzuar të pranojë që njerëzit thjesht nuk e duan më në pushtet.

 

Deklaratat e fundit të Veliajt se "nuk do ta gjuajë shtëpinë e tij socialiste me gurë" tregojnë se ajo që ai e quan shtëpi është kthyer në një gërmadhë politike, që mbahet në këmbë vetëm përmes parave të vjedhura të pushtetit dhe thonjve të një klase politike që po tenton t'i shpëtojë përballjes me ligjin.

Rama tentoi t'ia faturonte protestat Partisë Demokratike, por skenari dështoi pasi vetë protestuesit bëjnë thirrje edhe për futjen në burg të liderit të PD-së.

Populli mbeti distant ndaj partive të reja dhe nuk i pranoi ato në krye të tubimeve.

Pasi teoritë me agjentura nga Irani, Rusia, Greqia apo Serbia ranë, Rama po hap thashetheme se protesta po kontrollohet dhe financohet nën rrogoz nga Erion Veliaj.

Rama po përpiqet dëshpërimisht t'i japë një kokë një proteste popullore. Si çdo diktator tjetër në histori, ai nuk e pranon dot që njerëzit e thjeshtë, të varfër e të vjedhur, dalin aty pa asnjë parti dhe i thonë thjesht: 'Ik ti!'”. 

 

Soko bëri një paralele me diktaturën e Enver Hoxhës, ku fajësoheshin gjithmonë bashkëpunëtorët si Kadri Hazbiu apo Mehmet Shehu, ndërsa lideri paraqitej si i pagabueshëm.

 

Ky nuk e kupton dot këtë. Këtë nuk e pranon dot ai. Se ai thotë, ore shiko, si çdo diktator çfarë thonë diktatorët. Shiko, bën gabime ku e di unë, Kadri Hazbiu, bën gabime Mehmet Shehu, po Enveri s'di gjë. Populli s'ka pse mos ta dojë Enverin. Kështu mendon dhe ky. Ore ka bërë gabim Erion Veliaj, është në burg. Ka bërë gabim Arben Ahmetaj, s'kishte këtë sistem drejtësie, tani pse paralele. 

 Pra Rama, sepse atë të Veliajt, fakti që ai e ka shkruar me dorën e vet, po them me dorën e vet, sepse ai nuk është budalla që t'i futet një aventure duke akuzuar paqëndrueshëm kryeministrin e vendit. 

Nuk mendoj se është kaq budalla, sepse kaq shumë gjëra që humbet këtu jashtë nëse i futet një lufte të padrejtë duke i rënë në qafë kryeministrit. Se në qoftë se kryeministri s'e ka thënë atë, absolutisht jo.

 

Lidhur me pozicionin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, i cili po përballet me drejtësinë nga burgu i Fierit, Soko theksoi se lëvizjet e tij të fundit nuk janë një aventurë pa krye.

 

Veliaj nuk është budalla që të futet në një luftë të hapur dhe të akuzojë pabasueshëm kryeministrin e vendit nëse nuk ka fakte.

Nëse Veliaj e kthen Ramën në një armik të përjetshëm, ai rrezikon të humbasë të gjitha asetet, mbrojtjen politike dhe të mirat që i kanë mbetur jashtë mureve të burgut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy